Policia e Kosovës jep detaje, ja kush e kërkoi arrestimin e Dardan Molliqajt

Aktuale

Policia e Kosovës jep detaje, ja kush e kërkoi arrestimin e Dardan Molliqajt

Nga: H.O. Më: 16 qershor 2022 Në ora: 18:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës realizon urdhër arrestin e lëshuar nga organet e drejtësisë, bëhet e ditur në një komunikatë të dërguar në media.

"Policia e Kosovës (PK), bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga organet e drejtësisë,  sot në orët e pasdites në rrugën ‘Agim Ramadani’në Prishtinë, ka arrestuar personin D.M, i cili ishte në kërkim".

Poashtu thonë në komunikatë se policia ka arrestuar edhe tre persona të tjerë.

"Njësitet policore, po ashtu kanë arrestuar edhe tre persona (F.K, Z.H, G.K,) të cilët kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të cilët kanë tentuar t’u pamundësojnë zyrtarëve policorë zbatimin e urdhër arrestit. Të gjitha veprimet e zyrtarëve policorë janë realizuar konform autorizimeve ligjore, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë", thuhet në komunikatë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat