Armend Muja: U pshtjellë diçka Kosova, po na akuzojnë që jemi anti-UÇK

Aktuale

Armend Muja: U pshtjellë diçka Kosova, po na akuzojnë që jemi anti-UÇK

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 00:48
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja teksa fliste për veteranët tha se në grupin parlamentar të VV-së, mbase mund të ketë më së shumti luftëtarë e veteranë të UÇK-së, ndërsa thotë se në Kuvend dalin e flasin për UÇK-në deputeti Abelard Tahiri e lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.

Muja  tha se ata që e kanë dëmtuar më së shumti UÇK-në, po e quajnë Lëvizjen Vetëvendosje antiUÇK.

“Ata që e kanë dëmtu më së shumti UCK-në po na quajnë neve antiUCK.

Pak u pshtjell Kosova u bë e çuditshme. Në grupin parlamentar të VV-së ndoshta ka më së shumti luftërtarë edhe veteranë, e kur del aty në Kuvend e sheh Abelardin e Memlin për luftë. Pak u pshtjell hesapi këtu.

E dyta po i shoh që këta bejlerat, milionerat po vajtojnë shumë paghesat e vogla të veteranëve, qiky është pak pshtjellimi”, tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat