Gërvalla nesër pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë

Aktuale

Gërvalla nesër pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 19:43
Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të dielën paradite do të pres në takim zyrtar homologun e saj turk, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë,  Mevlüt Çavuşoğlu, thuhet në një komunikatë për media.

Pas takimit, Gërvalla dhe Çavuşoğlu do të japin deklaratë për media dhe do t’ju përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Dita: E diel (19 qershor 2022)
Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ora: 09:00
Ministrja Gërvalla mirëpret në takim zyrtar ministrin Çavuşoğlu. (PAMJE)

Ora: 10:00
Ministrja Gërvalla dhe ministri Çavuşoğlu do të mbajnë konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat