Avdullah Hoti takohet me Edi Ramën, përveç gjuhës dhe gjakut tregon çka e lidh Kosovën dhe Shqipërinë

Aktuale

Avdullah Hoti takohet me Edi Ramën, përveç gjuhës dhe gjakut tregon çka e lidh Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: N. Sh. Më: 21 qershor 2022 Në ora: 09:15
Avdullah Hoti dhe Edi Rama

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Hoti në rrjetin social Facebook, e ka publikuar një fotografi me Ramën, ku tregoi që biseda ishte miqësore për dy vendet tona.

Ish-kryeministri thotë se, Kosovën e Shqipërinë përveç gjuhës e gjakut i lidh edhe integrimi euroatlantik.

Sipas tij, Shqipëria mbetet zëri i Kosovës, derisa të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, shkruan Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat