Abelard Tahiri: Tërheqja e një pjese të Trustit në këtë kohë është domosdoshmëri

Aktuale

Abelard Tahiri: Tërheqja e një pjese të Trustit në këtë kohë është domosdoshmëri

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 10:33
Abelard Tahiri

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë të martën se është e domosdoshme tërheqja e një pjese të Trustit për shkak të situatës ekonomike në Kosovës.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka ofruar alternativë përballë gjendjes sociale në vend.

“Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Po ashtu Tahiri ka theksuar se “kjo nuk është betejë politike por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim”.

Projektligjin për Trustin e ka propozuar Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së.

Qeveria e kundërshton këtë politikë duke e cilësuar me pasoja afatgjate. E si përgjigje ndaj ekzekutivit janë organizuar edhe protesta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat