Naim Miftari: Arrestimi i Hashim Thaçit ishte dhuratë nga Zoti, ka peshën e njëjtë si bombardimet e NAT0-s ndaj Serbisë

Aktuale

Naim Miftari: Arrestimi i Hashim Thaçit ishte dhuratë nga Zoti, ka peshën e njëjtë si bombardimet e NAT0-s ndaj Serbisë

Nga: N. Sh. Më: 21 qershor 2022 Në ora: 15:19
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale po e cilëson si ‘dhuratë nga Zoti’.

Kështu ka shkruar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari në rrjetin social Facebook.

Miftari në këtë postim shprehet se pas këtij arrestimi shpëtojë Kosova nga ndarja e sigurt.

Sipas tij, ky arrestim e ka vlerën e njëjtë sikurse bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë.

Lexojeni shkrimin e Naim Miftarit:

Kryetar i nderuar, gjykata speciale me seli në Hagë është e vërtet se është një e padrejtë e madhe ndaj Kosovës, ndaj UÇK-së, ndaj popullit të Kosovës, por mos harro se themelus i asaj Gjykate është vet Pronto-Mafia e komandantave, mos harrojmë se kjo gjykatë u vendos atje në Hagë pasi Hashim Thaçi e Kadri Veseli e shumë Adema e Vesela tjerë... drejtësinë, prokurorinë, gjykateën, policinë, inteligjencën ... instuticionet  dhe vet shtetin e Kosovës e shndërruan në një pronë të tyre private ku drejtësi e bënin jo ligji por shefat e shafave!

Vizita juaj në Hagë ishte një gabim pasi arrestimi dhe mbajtja në arrest e Hashim Thaçit ishte dhuratë nga Zoti ku Kosova shpëtojë nga ndarja e sigurt që e priste.

Ky arrestim ishte i njëjtë me peshë sikur kur NATO-ja filloi ta bombardon Serbinë e Sllobodan Millisheviqit, dhe është shumë e vërtetë se UÇK-ja (edhe vet isha pjesë e UÇK) sipas kushteve dhe mundësive të saj bëri njërën nga luftërat ma të pastra në historinë e luftërave të njerëzimit në botë, por kishte njerëz e profitera të luftës që ishin brenda e sidomos prapa UÇK-së që për interesat e tyre si përfitime materiale e politike dhe inateve të tyre të sëmura njollosën luftën për çlirimin e Kosovës!

I njoh mirë shumë ma mirë sesa i njihni ju, gjithsesi disa aty në burgun e Hagës nuk do ta dinë kurrë për nderë pse i keni vizituar dhe në mundësinë e parë që ju jepet do të deshironin të ishe i gjunjëzuar para tyre duke kërkuar mëshirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat