Latifi thumbon Kurtin: Në opozitë shkëlqente populizmi, në pushtet bëhet gaz i botës

Aktuale

Latifi thumbon Kurtin: Në opozitë shkëlqente populizmi, në pushtet bëhet gaz i botës

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 10:21
Blerim Latifi

Analisti politik dhe profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar sërish çështjen e marrëveshjes së djeshme për energjinë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook, duke iu referuar kryeministrit Kurti, Latifi ka thënë i pari i Qeverisë “ka shkëlqyer” me populizëm sa ishte në opozitë me poezitë e tij epike.

Teksa tash, si pushtetar, Latifi thotë se Kurti me veprimet e tij po bëhet “gaz i botës”.

“Kështu e ka kjo punë: n’opozitë populizmi shkëlqen, i çon peshë zemrat e njerëzve me poezitë e tij epike, ndërkaq, në pushtet bëhet gazi i botës”, ka shkruajtur Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat