Në Mitrovicë u hulumtua një vend i dyshimtë për varrezë masive në Iliridë (tavnik) të Mitrovicës, por nuk u gjet asgjë

Aktuale

Në Mitrovicë u hulumtua një vend i dyshimtë për varrezë masive në Iliridë (tavnik) të Mitrovicës, por nuk u gjet asgjë

Nga: Fatmir Beka Më: 22 qershor 2022 Në ora: 11:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shoqata “Zëri i prindërve” që mbetet adresa kryesore e familjarëve dhe familjeve të personave të pagjetur në komunën e Mitrovicës, aty ku ata vijnë qajnë hallet edhe kërkojnë informata edhe zgjidhje për problemet, vazhdojnë të mirëpriten me shumë dashamirësi nga kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve” baca Bajram Çerkini dhe asistentja Xhyla Haziri.

Kështu ishte edhe dje edhe sot, në lokalet e shoqatës, pas marrjes së informatës për hulumtim të një vendi të dyshimtë për varrezë masive në Iliridë (Tavnik( të Mitrovicës, por ku nuk është gjetur asgjë.

 Në të vërtetë sipas Bajram Çerkini kryetar i shoqatës dhe njëri ndër kontribuuesit më të mëdhenj në çështjen e dhimbshme të zbardhjes së fatit të personave të pagjetur në gjithë vendin, dje me 21 qershor, ekspertë të Mjekësisë Ligjore, komisionit qeveritar, përfaqësues të disa shoqatave, të policisë së Kosovës dhe dëshmitarëve e familjarëve, është hulumtua në një vend të dyshimtë në rrugën e Parisit në Iliridë, por nuk janë gjetur gjurmë të ndonjë trupi apo varreze.

Sipas bacës Bajram, bazuar edhe në informatat e grumbulluara, në këtë vend është dyshuar se mund të ketë varrezë masive të trupave të shqiptarëve , të masakruar dhe të varrosur me 15 prill 1999 dhe dyshimet kanë thënë se mund të bëhet fjalë për 13 ose 14 persona të varrosur aty.

Baca Bajram shprehet se sipas fjalëve të ekspertëve dhe pas gërmimit, nuk kanë hasur në shenja apo gjurmë se aty mund të ketë trupa të personave të pagjetur, kështu që këtë informatë ne e përcjellim edhe tek familjarët, të cilët si përherë me të marr njoftimin mësyjnë lokalet e zyrës së shoqatës.

Në atë zonë në periudhën e pas luftës janë bërrë ndërtime të reja dhe kjo mund të ketë ndikuar edhe në përcaktimin e saktë të vendit, ku kanë mundur të varrosen ata persona, por në mungesë të gjurmëve dhe shenjave të mundshme për varrezë, ky rast është mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat