Rama pyetet për Ballkanin e Hapur dhe Kosovën në Bruksel - ja çfarë thotë

Aktuale

Rama pyetet për Ballkanin e Hapur dhe Kosovën në Bruksel - ja çfarë thotë

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 09:42
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga mediat e huaja në Bruksel pak para nisjes së samitit lidhur me nismën Ballkani i Hapur dhe mos pjesëmarrjen e Kosovës.

I pyetur për Kosovën, Rama tha se Open Ballkan është i hapur për të gjithë.

“Ne nuk do të jemi kurrë viktimë sepse ne thjesht e dimë prej kohësh se në këtë rrugë është një Bullgari këtu, një Bullgari atje dhe në të njëjtën kohë ne nuk ndryshojmë kursin tonë dhe çfarë duhet të bëjmë është të ndërtojmë Evropën në shtëpinë tonë.

Open Ballkan është përgjigja e duhur në situatën kur rruga e integrimit duhet të vijojë sigurisht sepse nuk ka alternativë tjetër, por shpirti evropian duhet të ndërtohet në rajonet tona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat