Befason Shasha: Sot nuk është pritur asnjë vendim për liberalizimin e vizave, ja kur pritet të ndodhë kjo

Aktuale

Befason Shasha: Sot nuk është pritur asnjë vendim për liberalizimin e vizave, ja kur pritet të ndodhë kjo

Nga: P.R Më: 23 qershor 2022 Në ora: 20:07
Liderët e vendeve të BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor, në Bruksel, 23 qershor 2022.

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, përmes një postimi në facebook ka komentuar zhvillimet e sotme në Samitin e BE-së me me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku edhe kësaj radhe Kosovës nuk iu liberalizuan vizat.

“Ata që janë zhgënjyer sot i kanë pasur pritjet e gabume. Sot nuk është pritur asnjë vendim për liberalizimin e vizave, por maksimumi shprehja e një vullneti politik për liberalizimin e vizave. Lajm i mirë është se një numër i madh i vendeve kanë shprehur përkrahje për liberalizimin e vizave. Pamë po ashtu që edhe vendet skeptike kanë lëvizur pakëz nga pozicioni i tyre skeptik”, shkruan Shasha, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Shashës, liberalizimi i vizave mundë të ndodhë në dhjetor, për çka i bën thirrje për reforma Qeverisë Kurti.

“Tani e gjithë vëmendja duhet të vendoset në intensifikimin e reformave dhe dialogut me vendet anëtare dhe institucionet e BE-së në mënyrë që të kemi një vendimmarrje pozitive për liberalizimin e vizave deri në fund të këtij viti. Dhjetori vjen shumë shpejt”, ka shkruar Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat