“I lidhur direkt me ...”, Agon Maliqi e zbulon pse BE-ja nuk i heq vizat për Kosovën

Aktuale

“I lidhur direkt me ...”, Agon Maliqi e zbulon pse BE-ja nuk i heq vizat për Kosovën

Nga: A.ZH Më: 24 qershor 2022 Në ora: 12:12
Agon Maliqi

Analisti politik Agon Maliqi, ka thënë se padrejtësia që po i bëhet Kosovës prej vitesh për liberalizimin e vizave, është e përmasave epike.

Ai ka theksuar se liberalizimi i vizave është i lidhur direkt me sjelljen e Kosovës në dialog, përcjell Bota sot.

Sipas tij, po u hoqën vizat, BE-ja nuk ka më në dorë instrument tjetër presioni, kushtëzimi dhe disiplinimi.

Reagimi i Maliqit në Facebook:

Raporti i Kosovës me BE fatkeqësisht është i tillë që ne duhet të jemi nxënës tepër shembullor për ta marrë një notë kaluese. Me fjalë të tjera, edhe nëse mëson për pesëshe, gëzohu që ta qesin një dysh, dhe nuk ka mundësi të dyta me e përmirësu notën. Padrejtësia që po i bëhet Kosovës prej vitesh për vizat është e përmasave epike. Sot një pjesë e vendimarrësve edhe e kanë kuptuar nivelin e diskriminimit, por në të njëjtën kohë e dinë se, duke qenë procesi i anëtarësimit shumë i largët, po u hoqën vizat nuk kanë në dorë instrument tjetër presioni, kushtëzimi dhe disiplinimi. Prandaj është e qartë se ky proces është i lidhur me sjelljen tonë në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat