“Evropë ku janë vizat”? Profesori nga Amerika i reagon AAK-së: E falët Çakorrin!

Aktuale

“Evropë ku janë vizat”? Profesori nga Amerika i reagon AAK-së: E falët Çakorrin!

Nga: N. Sh. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 16:25
“Evropë ku janë vizat”? - Sllogani i AAK-së

Analisti i cili vepron në Amerikë, prof. dr. Binak Maxharraj e ka komentuar slloganin e AAK-së, gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, ku kërkuan viza nga Evropa.

“Evropë ku janë vizat”, ishte ky sllogan që AAK-ja e shfaqi në Kuvend.

Për këtë, Maxharraj thotë se, AAK ka harruar që e dhanë Çakorrin për viza.

Postimi i plotë:

Në seancën e Parlamentit AAK-ja sa për me e la gojën paska thënë:

"EVROPË KU JANË VIZAT"

Këta të AAK-së sikur kanë harruar se e dhanë Çakorrin për viza.

Kurse vizat askund!

Vizat do të kthehen së bashku kur të kthehet edhe Çakorri.

Kësaj pune populli i thotë: "Prit magar sa të del bar".

E, ajo se çka falet, çka humbet nuk kthehet më kurrë.

Kjo do të thotë se AAK-ja kthimin e Çakorrit mund të sheh vetëm në ënderr.

E sa për vizat le të kërkoj rrugë tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat