Zëdhënësja e LDK-së: Mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin

Aktuale

Zëdhënësja e LDK-së: Mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 15:46
Sibel Halimi

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka komentuar zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Ajo, përmes një statusi në Facebook, ka kritikuar partinë në pushtet- Lëvizjen Vetëvendosje.

Halimi tha se në mes të një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin.

Gjithashtu, Halimi tha se Këshilli Drejtues i UP-së ‘nuk do të duhej të përfundonte në këtë gjendje’.

"Në mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin. Pikërisht, në kohën dhe institucionin ku më së shumti është e domosdoshme përfshirja e profesionistëve. Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës nuk do të duhej të përfundonte në këtë gjendje"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat