“Konjufca e Kurti sot do të ishin në burg, por...”/ Hashim Thaçi e Kadri Veseli a u dërguan t’fala Vjosa Osmanit e Albin Kurtit?

Aktuale

“Konjufca e Kurti sot do të ishin në burg, por...”/ Hashim Thaçi e Kadri Veseli a u dërguan t’fala Vjosa Osmanit e Albin Kurtit?

Nga: N. Sh. Më: 25 qershor 2022 Në ora: 16:06
Glauk Konjufca dhe liderët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në burg në Gjykatën Speciale në Hagë.

Këtë vizitë e ka komentuar analisti politik prof. dr. Binak Maxharraj, i cili thotë se vizitat janë momente të rëndësishme në jetën e përdtitshme.

Pas kësaj vizite në Hagë, Maxharraj pyet se a u dërguan Thaçie Vesel të fala Vjosa Osmanit e Albin Kurtit.

Maxharraj e përmend edhe rastin e “Syrit të Popullit” ku ishin akuzuar Albin Kurti e Glauk Konjufca, për të cilët thotë se sot do të ishin në burg mos të dështonte ky gjykim.

Postimi i plotë:

T'FALAT NGA HAGA...

/Glauk Konjufca më të kthyer nga Haga nuk tha asgjë se a u çojë të fala Hashimi, Vjoses dhe Albinit/

Vizitat janë momente të rëndësishme në jetën shoqërore, janë ngazëlluese, dashamirëse, por edhe shqetësuese.

Vizitat janë të ndryshme, ato mund të jenë familjare, shoqërore por edhe zyrtare.

Vizitat që po u bëhen krerëve tanë të UÇK-së në Hagë janë të llojllojshme. Ata po vizitohen nga familjarët, shokët dhe dashamirët e tyre.

Këto ditë pati edhe vizita të krerëve shtetëror në Hagë. Atje qëndroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e cila konsiderohet si një vizitë shoqërore, bile ai pastaj shkojë edhe në Burojë në vizitë te prindërit e Thaçit, vizitë kjo krejtësisht private.

Krerët e UÇK-së nuk e pranuan në vizitë zyrtare ministren e drejtësisë Albulena Haxhiun nga LVV. Punë inatesh është kjo.

Por një anëtarë tjetër nga LVV Glauk Konjufca tani në funksion të Kryeparlamentarit ishte për vizitë në Hagë. Kjo vizitë nuk është private e as shoqërore sidomos kur dihet përplasja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit me Glauk Konjufcën dhe Albin Kurtin gjatë gjykimit të tyre në "Syrin e Popullit" i cili dështoi, sepse po të mos dështonte sot Konjufca do të ishte në burg së bashku me Albin Kurtin.

Por, sidoqoftë kjo nuk ndodhi dhe ishte mirë që nuk ndodhi dhe Glauk Konjufca u gjend në Hagë për vizitë zyrtare të ish-presidenti.

Zakonisht pas vizitave qofshin ato private, familjare, shoqërore apo edhe zyrtare me rastin e ndarjës dhe përshëndetjeve nga ndarja zakonisht të vizituarit u çojnë te fala njerëzve që ata i njohin.

Nuk dihet se me rastin e ndarjës, apo përshëndjetjes së kryeparlamentarit Konjufca a u përcolli të fala Hashim Thaçi presidentes Vjosa Osmani që tani ia ka zënë vendin dhe Albin Kurtit, si diçka e zakonshme në çdo ndarje çohën të fala.

Për këtë Glauk Konjufca nuk tha asgjë në të kthyer nga Haga pos që tha ishin shëndosh e mirë, por njerëzit janë kurreshtar të dinë për këtë, pa marr parasysh përplasjet "zyrtare" që i kanë pas mes veti sa ishin në detyrë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat