Analisti i ashpër ndaj Klinakut të OVL-së: Po mbron mafinë e korruptuar, ja kush ka faj për veteranët e rrejshëm

Aktuale

Analisti i ashpër ndaj Klinakut të OVL-së: Po mbron mafinë e korruptuar, ja kush ka faj për veteranët e rrejshëm

Nga: A.ZH Më: 26 qershor 2022 Në ora: 09:42
Faton Klinaku

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, i ka reaguar Faton Klinakut, sekretar organizativ i OVL e UÇK-së.

Maxharraj, ka pyetur Klinakun se pse nuk po proteston kundër BE-së, e cila nuk liberaloi vizat për Kosovën, por po mbron veteranët e rrejshëm, përcjell Bota sot.

Sipas analistit, Qeveria Kurti po tenton t’i mbrojë veteranët e vërtetë, derisa ish-qeveritë me “qëllim vote e krijuan një situatë të tillë”.

Reagimi i Maxharrajt në Facebook:

O Faton Klinaku pse s’po del në protestë për viza?

Faton Klinaku i OVL-së, pse nuk po proteston kundër mos dhënies së vizave nga BE, që është në dobi të popullit dhe të lëvizjes së lirë?

Por del në protestë në mbrojtje të mafisë se korruptuar, liderëve dhe komandantëve të korruptuar, të cilët për votë e bënë këtë gjurullti me veteranët e rrejshëm.

Gati 10 milionë euro për çdo muaj deri më tani shteti i ka paguar veteranët e rrejshëm.

Për këtë nuk u ka faj qeveria Kurti II, por qeveritë e mëparshme Thaçi, Ramushi dhe Mustafa, të cilët me qëllim për votë e krijuan një situatë të këtillë.

Qeveria Kurti II po tenton t’i mbrojë veteranët e vërtetë, luftëtarët e lirisë e jo hajnat veteranë mashtrues, që në këtë mënyrë e vjedhin paranë publike, djersën e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat