Tahiri i AAK-së: Lidhja e dialogut Kosovë-Serbi me liberalizimin e vizave është gabim shumë i madh

Aktuale

Tahiri i AAK-së: Lidhja e dialogut Kosovë-Serbi me liberalizimin e vizave është gabim shumë i madh

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 18:21
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shpreh i zhgënjyer sepse ka besuar që kësaj radhe Kosovës do t’i bëhej liberalizimi i vizave.

Në Info Magazine ai tha se beson që ka një tendencë të përzihet çështja e vizave me atë të dialogut Kosovë-Serbi.

“Kam qenë goxha optimist kësaj radhe, sepse me të vërtetë janë pjekur kushtet për neve. Janë duke u sanksionuar qytetarët".

“Lidhja e dialogut Kosovë-Serbi me liberalizimin dhe me integrimin evropian është gabimi shumë i madh. Këtë do t’ia themi Lajçakut. Ai vjen të qëndrojë tre dite në Kosovë, e unë mendoj që ai duhet të qëndrojë vetëm një ditë, sepse problemi nuk është Kosova, problemi është Aleksandar Vuçiqi dhe agjenda e tij armiqësore ndaj vendit tonë”.

“Këtu e kam dhimbjen sa i përket agjendës evropiane, e cila është peng i dialogut me Serbinë, e këtë peng ne duhet ta largojmë. Duhet të flasim hapur edhe me Lajçak. Nëse e kanë në plan dikund që punën e liberalizimit me na i lidh kryet me dialog, ajo është gabim. Po e shoh që ka një tendencë të tillë”, deklaroi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat