“Albin Kurti është në gjendje të bëhet hi e copa për Kosovën”/ Kështu ia humbi shpresat Vuçiqit, Ramës dhe Ali Ahmetit!

Aktuale

“Albin Kurti është në gjendje të bëhet hi e copa për Kosovën”/ Kështu ia humbi shpresat Vuçiqit, Ramës dhe Ali Ahmetit!

Nga: N. Sh. Më: 28 qershor 2022 Në ora: 09:01
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka i është përgjigjur Ali Ahmetit dhe të gjithë atyre që duan Ballkanin e Hapur dhe shkëmbimin e territoreve apo ndarjen e Kosovës.

Kurti ka thënë se, është kryeministër për të mbrojtur dhe jo të humbas Kosovën.

Ai është shprehur se mund të jap diçka personale të tij, por jo diçka që i takon kombin dhe shtetit.

E këtë e ka komentuar edhe pro. Dr. Sulejman Mehazi, i cili thotë se, Kurti i është përgjigjur edhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.

Mehazi thekson se, Kurti ja humbi shpresat presidentit serb Aleksandër Vuçiqit.

Postimi i plotë i Sulejman Mehazit:

Thëniet antologjike politike të Albin Kurtit

Para se ta detaizojmë deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, drejtuar Ali Ahmetit, duhet treguar kuptimin e fjalës, antologjike", fjala antologjike e ka kuptimin e dritës së hënës në mes yjeve, drita e fuqishme e hënës në mes errësirës së natës detyron yjet të zbehen nën dritën e saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Ballkanit të Hapur nuk i përgjigjet vetëm Ali Ahmetit me këto bukuri thëniesh"

"Unë jam këtu që të mbroj, jo të humbas. Mund të jap diçka timen private personale nëse ke nevojë, mirëpo diçka që i takon kombit, diçka që i takon shtetit, unë s’jap.", por edhe Edi Ramës që do Shqipërinë plotësisht t'ia jep Serbisë, po edhe Hashim Thaçit që donte shkëmbimin e territoreve me Serbinë, po edhe Ramush Haradinajt që ia dha Çakorrin dhe Zhlebin Malit të Zi, njëkohësisht edhe Ali Ahmetit që e fitoi luftën e 2001, por RMV-në ua dha maqedonasve, plus me Ballkani e Hapur RMV-në ia jep Serbisë së armiqësuar me Kosovën, Albin Kurti ia humb shpresat politike edhe  presidentit të Serbisë, Vuçiqit, se, një grimcë dheu të Kosovës nuk mund ta merr Serbia.

Sidomos vlen të përmendet kodi i sintaksës së fjalisë së Kurtit:

"Mund të jap diçka timen private personale nëse ke nevojë, mirëpo diçka që i takon kombit, diçka që i takon shtetit, unë s’jap.", që e ka kuptimin e sakrificës individuale të Albin Kurtit për shtetin e Kosovës, se kryeministri i Kosovës, Kurti, është në gjendje të bëhet hi e copa, për Kosovën, kurse të lartpërmendurit janë në gjendje ta bëjnë copa e hi Kosovën, Shqipërinë e RMV-në që për të mbetuar sa më gjatë në pushtet.

@S. Mehazi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat