​Kurti për vizat: Nuk është në anën e Kosovës të bëjë diçka shtesë

Aktuale

​Kurti për vizat: Nuk është në anën e Kosovës të bëjë diçka shtesë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 17:32
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk është në anën e Kosovës që të bëjë diçka shtesë sa i përket kritereve për liberalizim të vizave. Ai ka thënë se nuk është në dijeni për udhërrëfyes të ri, teksa ka shtuar se ka kohë që janë plotësuar kriteret për lëvizje të lirë të qytetarëve.

Ai pas vizitës në Telekomin e Kosovën, ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të jetë në takim në Bruksel. 

Kurti: Nuk është në anën e Kosovës të bëjë diçka shtesë 

"Nuk jam në dijeni që ka kurrfarë kriteresh shtesë apo udhërrëfyes të ri. Ne kemi plotësuar 95 kriteresh para shumë vitesh, që është shumëfishi i kritereve që kanë vendet fqinje. Dhe gjithashtu në të njëjtën kohë është jo vetëm Parlamenti Evropian por edhe Komisioni Evropian, i cili para katër vjetësh ka rekomanduar për herë të dytë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Dhe besoj që nuk është në anën e Kosovës të bëjë diçka shtesë sa i përket kritereve. Por, dua të ju njoftoj se brenda 48 orëve ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla do të jetë në takim në Bruksel me komisionaren e BE-së për Çështje të Brendshme që të diskutojë për të gjitha gjërat në raport me liberalizimin e vizave".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat