Infektologu: Kosova dy javë larg Shqipërisë sa i përket shfaqjes së valës së re me COVID-19

Aktuale

Infektologu: Kosova dy javë larg Shqipërisë sa i përket shfaqjes së valës së re me COVID-19

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Infektologu Ilir Alimehmeti ka thënë se Kosova është dy javë larg shfaqjes së valës së re të rasteve me COVID-19 krahasim me Shqipërinë.

Ai, ka theksuar se nuk duhet të ketë panik sikurse viteve të kaluara.

“Nuk është krejt e papritmas po pritej një valë, e cila godit Afrikën e Jugut, vijoi Portugalia në Evropë e para. Shqipëria ka filluar këtë rritje rreth dy javë më parë, duket se Kosova është në distancë dy javë nga Shqipëria, po t’i vini re rastet e Kosovës janë në rritje këto ditë”.

“Ne presim në Tiranë një rritje edhe për afro dy javë tjera, e kjo të kulmojë e të fillojë përgjatë korrikut të ulen rastet. Fatkeqësisht, kemi humbje jete dje edhe sot, por nuk presim një dramë të atillë si viteve të kaluara”, ka thënë Alimehmeti.

Alimehmeti ka deklaruar se Omicroni nuk i përngjan Deltës pasi 80 përqind më pak ka gjasa për të quar në spital personat e infektuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat