Kryetarja e Speciales, Tredafilova, anulon ardhjen në Kosovë

Aktuale

Kryetarja e Speciales, Tredafilova, anulon ardhjen në Kosovë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 14:37
Ekaterina Terndafilova

Anulohet ardhja në Gjilan e Ekaterina Trendalifovës,kryetares së Dhomave të Specializuara  të Kosovës në Hagë.

Anulimin e ardhjes së Tredafilovës, përcaktuar me 4 korrik dhe takimet e parashikuara të saj me shoqërinë civile dhe mediat në Gjilan, e konfirmoi për RTKlive, zyra për media e Dhomave të Specializuara.

Megjithatë, takimin e saj me organizatat joqeveritare dhe me mediat, ata që janë regjistruar, do ta zhvillojë vetëm online nëpërmjet platformës Zoom.

“Vizita është shtyrë”,thuhet në përgjigjen me shkrim për mediumin pulblik.

“Për shkak të nivelit të lartë të interesimit  nga pjesëmarrësit për t'iu bashkuar takimit me kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ngjarja do të mbahet tërësisht online në platformën Zoom”, shkruan në këtë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat