Çka u gjet në dhomën ku u dhunua Marigona Osmani nga Dardan Krivaça?

Aktuale

Çka u gjet në dhomën ku u dhunua Marigona Osmani nga Dardan Krivaça?

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 16:11
Marigona Osmani

Gazeta ka arritur të sigurojë aktakuzën e cila është ngritur dje për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit nga Ferizaj. E për të cilën i dyshuar është bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaça.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka ngritur aktakuzë ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen mizore të 18 vjeçares Marigona Osmani, gushtin e vitit të kaluar.

Aktakuza përmban dëshmi me video të torturës mizore që dy të akuzuarit kishin bërë ndaj saj.

Sipas prokurorisë Marigona është dhunuar seksualisht, pastaj është rrahur mizorisht nga dy të dyshuarit, ndërsa dëshmitë e këtij krimi janë faktuar edhe nga pamjet e kamerave që Dardan Krivaça kishte vendosur për ta monitoruar të renë me të cilën kishte filluar të bashkëjetonte.  

Në dhomën ku ka ndodhur krimi sipas aktakuzës është gjetur një kabllo e zeze e telefonit e cila e kishte të dëmtuar kokën hyrëse.

“Në bazë të dëmtimeve trupore rezulton se e njëjta është përdorur nga Dardan Krivaça  e sipas  e cila dyshohet se është përdorur nga Dardan Krivaça”, shkruan në aktakuzën e siguruar Insajderi.

“Në shtratin ku ka qenë e ndjera është gjetur ujë e po ashtu janë gjetur shishe të zbrazura dhe gjysmë të zbrazura, është rrethanë që tregon se i pandehuri me qëllim që e njëjta t’i ndiej sa më shumë dhimbjet ujin e ka përdorur për ta këndell”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat