Krimi mizor në trupin e 18 vjeçares/ Krivaça e dhunoi deri në alivanosje, Arbër Sejdiu e ndihmoi në dhunim dhe e goditi me shkop

Aktuale

Krimi mizor në trupin e 18 vjeçares/ Krivaça e dhunoi deri në alivanosje, Arbër Sejdiu e ndihmoi në dhunim dhe e goditi me shkop

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 17:05
Marigona Osmani, Dardan Krivaqa, Arbër Sejdiu

Dhunë seksuale e traumatike, e goditje mizore me shkop u gjetën në trupin e 18 vjecares Marigona Osmani që u vra vitin e kaluar në Ferizaj nga tashmë të akuzuarit Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu. Aktakuza përshkruan në detaje krimin që tronditi Kosovën.

Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e vajzës 18 vjeçe, Marigona Osmani nga Ferizaj.

Të marten prokuroria ngritu aktakkuzë ndaj tyre, duke i ngarkuar me veprat penale vrasje e rëndë, dhunim dhe ndihmë në dhunim.

Krimi i Krivaçës dhe Sejdiut përshkruhet në detajet në aktakuzë.

Sipas prokurorisë, Krivaça pa pëlqimin e Marigonës e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale deri në atë masë sa e ndjera edhe humbi afëtësinë për të rezituar.

“I pandehuri Dardan Krivaça, me  21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në Ferizaj, pa pëlqim e saj e detyron të ndjerën Marigona Osmani për të kryer marrëdhënie seksual, e cila përcillet me tortura, në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e dërgon në banjo, nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kryen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup”, përshkruan prokuroria në aktakuzë.

Për krimit mizor që tronditi Kosovën gushtin e vitit të kaluar, prokuroria e ngarkon Dardan Krivaçën me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim. Viktima u godit në mënyrë mizore me shkop në gjith trupin sipas prokurorisë.

“Me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën i pandehuri i parë ishte në bashkësi jashtë martesore, në atë mënyrë që në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta…”.

“… ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejtë nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerje e ashtit të nofullës së poshtme, thyerje e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty”, thuhet në aktakuzë.

Ndërsa Arbër Sejdiu, po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

I akuzuari Arbër Sejdiu, me 21 gusht 2021, në banesën e të pandehurit të parë në rrugën në Ferizaj, me dashje i ndihmon në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Sipas prokurorisë Sejdiu, fillimisht ka kontaktuar përmes telefonit dhe e takon në qytet, pastaj së bashku kthehen në banesë, ku i pandehuri Arbër Sejdiu posa mbërrijnë duke qenë në dijeni se i pandehuri Dardan është duke e dhunuar tani të ndjerën Marigona Osmani, me dashje merr veprime me të cilat lehtësohet kryerjen e dhunimit.

Sejdiu sipas aktakuzës së bashku me Krivacën menjëherë hyjnë në dhomën ku kryhet dhunimi, e ku e ndjera ishte e zhveshur, e të cilën veprim gjatë qëndrimit në banese e merr disa here.

“I pandehuri Arbër Sejdiu po ashtu dhe gjatë asaj kohe përcjell gjendjen nëse ndonjë nga banorët është duke lëvizur aty  pari, po ashtu edhe disa herë del nga banesa për të blerë gjëra ushqimore, gjatë gjithë kohës bisedojnë mes vete dhe i jap të pandehurit Dardan Krivaça telefonin për të thirr kompaninë e cila menaxhon kamerën, që është e vendosur në korridorin e banesës me qëllim të fshihen video incizimet gjegjësisht provat e veprës penale”, thuhet më tej në aktakuzë.

Ndërsa raporti i autopsisë ka konstatuar se nga goditjet e shumta, 18-vjeçarja ka pësuar politraumë – lëndime të shumëfishta. Derisa vdekja është shkaktuar menjëherë nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik.

“Nga raporti i autopsisë rrjedh se e ndjera ka pasur lëndime të freskëta rreth syrit të majtë, të djathtë, përgjatë dorës dhe mjekrës, gjoksit, skequtllës, abdomenit, kofshës së majtë dhe të djathtë, krahut të majtë e të djathtë e të majtë, parakrahut të majtë e të djathtë. Ndërsa dëmishje dhe gërvishtje lëkurore ka pasur në faqen e majtë në fytyrë, në anën e majtë dhe të djathtë të qafës. Përgjatë dy faqeve dhe në nofullën e poshtme…. Thyerje të brinjëve dhe shtyllës kurizore. Ka pasur thyerje të unazës së parë dhe të dytë të qafës në mes tyre dhe këputje parciale të palës së qafës në atë regjion”, thuhet në aktakuzën që ka siguruar Insajderi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat