Presidentja Osmani: Siguria që NATO ofron për Ballkanin Perëndimor është vendimtare

Aktuale

Presidentja Osmani: Siguria që NATO ofron për Ballkanin Perëndimor është vendimtare

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 20:23
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me vendimin e NATO-s për t’i ftuar Finlandën e Suedinë në aleancë.

Ajo, këtë vendim e ka quajtur vendim historik.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Osmani ka shkruar se Kosova gjithashtu synon t’i bashkohet familjes transatlantike “për të përmbushur ambicien e popullit për t’i mbrojtur liritë dhe vlerat e fituara me mund”.

“Përgjigjja e sotme e NATO-s ishte përgjigje e qartë e unitetit transatlantik ndaj kërcënimeve të Rusisë. Rikonfirmimi i Aleancës për forcimin e arkitekturës evropiane të sigurisë e mbrojtjes, si dhe përkushtimi i tyre ndaj Ballkanit Perëndimor, është vendimtar për të ardhmen tonë kolektive paqësore dhe prosperuese”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat