Ankohet Abelard Tahiri: Qytetarët e Ferizajt, Kaçanikut e Hanit të Elezit blejnë naftë në Maqedoni

Aktuale

Ankohet Abelard Tahiri: Qytetarët e Ferizajt, Kaçanikut e Hanit të Elezit blejnë naftë në Maqedoni

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 12:12
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka akuzuar Qeverinë për politika të gabuara fiskale ndaj produkteve esenciale.

Në debatin parlamentar për ngritjen e çmimeve, Tahiri kërkoi lirim nga akciza të derivateve të naftës.

Për këtë ai tha se po e jep një shembull konkret.

“Kjo nuk ka ndodh më parë. Është e tmerrshme. Qytetarët e Kaçanikut, Hanit të Elezit e Ferizajt shkojnë për t’u furnizuar me naftë në Maqedoni, për shkak se e kanë ulë akcizën atje”, tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat