Kamberi për zgjedhjet në Tërnoc: Si fans i Realit, e 5-ta na ka shku sivjet

Aktuale

Kamberi për zgjedhjet në Tërnoc: Si fans i Realit, e 5-ta na ka shku sivjet

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 15:37
Shaip Kamberi

Në fshatin Tërnoc të Bujanocit po mbahen për herë të pestë zgjedhjet parlamentare, ku në garë është deputeti shqiptar, Shaip Kamberi.

Deri në këto çaste të drejtën për votë e kanë shfrytëzuar 350 persona, ku vendvotimi është i hapur deri në orën 20:00.

Në lidhje me procesin ka folur edhe kandidati për deputet, Shaip Kamberi, i cili tha se presin të kenë së paku 650 vota në mënyrë që ta ketë të sigurt mandatin, ndonëse i duhen 613 vota.

“Me tempon e deritanishme të daljes së votuesve jemi të kënaqur,ndërsa pasdite presim që të kemi mjaftueshëm njerëz për ta arritur rezultatin e kërkuar”, është shprehur Kamberi, njofton Klankosova.tv.

Ai, tutje tha se edhe sot partia e Ivica Daçiqit, SPS, ka sjellur njerëz nga Beogradi, Kraleva e vende të tjera të Serbisë, por sipas tij, rezistenca e komisionerëve shqiptarë herën e kaluar ka dhënë rezultate dhe sot procesi po vazhdon i qetë.

I pyetur se a pret që në herën e pestë të zgjidhet deputet, Kamberi tha se “si tifoz i Real Madridit, e 5-ta na ka shku sivjet”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat