Zafir Berisha i reagon Albin Kurtit: Kadri Veseli s’kishte faj që të thoshte...

Aktuale

Zafir Berisha i reagon Albin Kurtit: Kadri Veseli s’kishte faj që të thoshte...

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 17:16
Zafir Berisha, Albin Kurti

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka komentuar statistikat e fundit të publikuara lidhur me ikjen e qytetarëve nga Kosova, ku u raportua se mbi 42 mijë qytetarë e kanë lënë Kosovën gjatë vitit 2021.

Berisha në mënyrë direkte ka fajësuar Qeverinë Kurti në lidhje me këto statistika teksa ka ironizuar edhe me simpatizantët e kryeministrit Kurti duke pyetur se sa prej tyre janë bërë “pishman” që e kanë përkrahur atë.

Tutje, ai ka thënë se ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pasur të drejtë kur i kishte thënë kryeministrit se “sherrin ka me ta pa Kosova, ki me kthye Serbinë në Kosovë”.

Shkrimi i plotë i Zafir Berishës:

Mbi 42 mijë qytetar, gjatë vitit 2021 e paskan lëshu Kosovën me “iden” se në këtë vend nuk ka me mbetën njeri me i fikën dritat në mrëmje!

Jamë kurreshtar me ditën, sa nga ky numër kaq i madhë i qytetarve që e kanë lëshuar Kosovën, janë pjesë e turmave të trushpërlarëve që i kanë besuar mashtrimeve të Albinit i cili me 14 shkurt 2021 e ka “çliruar” Kosovën nga ish eksponentët e UÇK-së, me sojin e “hekuranoviqave”?!

Rahmet për së gjalli po duhet me i thën Kadri Veselit, i cili më 2017 patë thën në Kuvend “ sherrin ka me ta pa Kosova, ki me k’thye Serbin në Kosovë”.
Zafa

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat