Nimoni: Të gjitha subjektet politike pajtohen me Vettingut

Aktuale

Nimoni: Të gjitha subjektet politike pajtohen me Vettingut

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 18:26
Genc Nimoni

Ka dy ditë radhazi që përfaqësues të PDK-së dhe të AAK-së janë takuar me kryeministrin Kurti për të diskutuar lidhur me procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Ndërsa lidhur me këtë çështje, Shefi i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni deklaroi në Tëvë1 se këto takime kanë kaluar mirë dhe pohoi se të gjitha subjektet politike janë pajtuar me Vettingun dhe me opinionin final të Komisionit të Venecias.

“Përgjithësisht takimet kanë shkuar mirë, ajo që ja vlen të përmendet është gatishmëria për bashkëpunim, të gjitha subjektet politike pajtohen me Vettingut dhe gjithashtu me opinionin final të komisionit të Venecias me rekomandimet. Ka mendime të ndryshme se si duhet të vazhdojë rruga tutje mirëpo përgjithësisht të gjitha pajtohen se është proces i rëndësishëm dhe duhet të ketë Vetting”, tha ai.

 Nimoni theksoi se kjo nismë nuk është vetëm e një subjekti por e disa aktorëve të caktuar të cilët po pajtohen që kjo nismë të vazhdojë tutje.

“Konsideroj që është një dakordim i të gjithëve e në veçanti tash pranimit të opinionit final të komisionit të Venecias. Kjo nuk është një nismë që është vetëm e një subjekti po që është e disa akterëve të caktuar, këtu duhet të jemi të gjithë sepse është një nismë e madhe dhe ne duhet ta vazhdojmë si të tillë dhe konsideroj që të gjithë janë këtu dhe ne jemi të hapur gjithën për bashkëpunim drejt hapave tutje”, tha Nimani.

Ai tha se për vettingun kanë pasur diskutime edhe përfaqësues të lartë të BE-së ku kanë diskutuar për këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat