Salih Zyba me disa fjalë për UÇK-në, i del në mbrojtje Muratit

Aktuale

Salih Zyba me disa fjalë për UÇK-në, i del në mbrojtje Muratit

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 00:01
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i ka dalë në mbrojtje ministrit Hekuran Murati, pas deklaratave të këtij të fundit se mercenarët do t’i kushtonin vendit më pak se veteranët e UÇK-së.

Zybanë përmes një postimi në Facebook thotë se po të ekzistonte zelli me të cilin sot po mbrohet UÇK-ja, atëherë vlera e saj nuk do të dëmtohej.

“Po të kishte ekzistuar gjithë ky zell, por i sinqertë, për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftën e saj ndaj armiqve të jashtëm dhe keqpërdoruesve të brendshëm shumë gjëra që e kanë dëmtuar UÇK-në dhe vlerën e saj nuk do të kishin ndodhë”, shkruan ai.

Tutje ai ka shtuar se aktorët janë të njëjtë dhe sipas tij ata janë keqpërdorues në emër të UÇK-së.

“E po të kishe ekzistuar zelli, por ama i sinqertë, për të lartësuar misionin e UÇK-së shumë gjëra që e kanë dëmtuar shtetin tonë, nuk do të kishin ndodhë. Aktorët janë të njëjtë, keqpërdorues në emër të UÇK-së në të dy rastet. Dje për të marrë e mbajtur pushtetin abuziv. Sot për të bërë opozitën e lodhtë”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat