Çun Lajçi: Dritan Abazoviq ia paska hap gropën mirë vetes, mbase Rama e paska joshë...

Aktuale

Çun Lajçi: Dritan Abazoviq ia paska hap gropën mirë vetes, mbase Rama e paska joshë...

Nga: A.ZH Më: 1 korrik 2022 Në ora: 14:19
Çun Lajçi

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka premtuar nënshkrim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Ai po përballet me reagime të ashpra për këtë vendim. I fundit që e ka kritikuar është aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i cili ka thënë se me këtë vendim, Abazoviq ia ka “hapur gropën vetes”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky vendim i kryeministrit të Malit të Zi, mund të jetë i ndikuar nga homologu i tij shqiptar Edi Rama, pas vizitës së tyre në Ukrainë.

Reagimi i Lajçit në Facebook:

Ky Sanqo Panqo nga Ulqini!

Shqiptari ban ç’mos me ardhë n’pushtet, por nxiton me ia ba gropën vetës, pa ia pasë kush borxh!

Kështu qenka ky trupshkurti, e mendje shkurti Abazoviq, që i afroi mishin e thonin n’Beograd. Por edhe zjarrin e barutin, se i njoh mirë do malazez, që Cetinën se shesin, pse shitet shqiptari me ba emën!

Mbase Rama e paska joshë, (derisa ishin n’Ukrainë,) me rikthye Mbretninë e Kishës serbe e fuqinë e Vuçiqit n’Cetinë!

Shqiptari, (me mujtë), e kafshon vetën n’prapa****, veç me u shkrue dikund, se Ai ishte i pari që e hangër b*thën e vet.

Ky Abazoviqi që mbeti me VIQ, kështu qysh veprueka, s’paska me iu hjekë kurrë IQI!

Tani le ti hip gomarit si Sanqo Panqo e le t’shkoi mbas Don Kishotit Ramoviq, se luftë do t’kenë me Mullijtë e erës e Ballkanin pa derë!

Ia paska hapë gropën mirë vetës!

Amin!

Tiranë,0107.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat