Tmerr në ajër, pasagjerët që po udhëtonin drejt Shtutgartit nga Prishtina mbetën pa oksigjen

Aktuale

Tmerr në ajër, pasagjerët që po udhëtonin drejt Shtutgartit nga Prishtina mbetën pa oksigjen

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 16:49 Përditësuar në ora: 18:31 më 01.07.2022
Foto ilustrim

Flasin nga Aeroporti, tregojnë çka ndodhi me fluturimin Prishtinë-Shtutgart

Fluturimi Shtutgart-Prishtinë është anuluar. Mësohet se avioni që ishte nisur për në Prishtinë është kthyer mbrapsht për shkak të problemeve teknike.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, e ka konfirmuar se fluturimi është anuluar, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ndërkaq, raportohet se pasagjerët kanë pasur probleme me frymëmarrje dhe disa ishin alivanosur.

Fluturimi ka pasur të arrijë në Prishtinë, sot në orën 17:00.

Tmerr në ajër, pasagjerët që po udhëtonin drejt Shtutgartit nga Prishtina mbetën pa oksigjen

Aeroplani që u nis sot me linjën Prishtinë-Shtutgart u kthye në pistë pas 30 minutave që ateroi në ajër.

Burime të medias kanë treguar se aeroplani kishte një defekt teknik dhe është ulur pas 30 minutave.

Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se brenda aeroplanit disa pasagjerë ishin alivanosur.

Media ka tentuar të kontaktojë edhe me zëdhënësen e ANP-së, Valentina Gara, por e njëjta nuk ishte e qasshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat