​Ministria e Mbrojtjes nis parapërgatitjet për konkursin për 612 ushtarë të rinj

Aktuale

​Ministria e Mbrojtjes nis parapërgatitjet për konkursin për 612 ushtarë të rinj

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:58
FSK, foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot ka filluar parapërgatitjet për shpalljen e konkursit të ri për pranimin e 612 ushtarëve të rinj aktiv dhe 367 ushtarëve të komponentës rezervë.

Me qëllim që të gjithë ata që kanë interesimin, dëshirën, pasionin dhe vullnetin që të veshin uniformën e Ushtrisë së Kosovës, si dhe për të pasur kohën e mjaftueshme që të parapërgatiten për testet e përzgjedhjes, kjo ministri ka përgatitur edhe një video-materialin me titull: “Rrugëtimi me udhëzime prej ditës së aplikimit deri në ditën e betimit të ushtarit të FSK-së".

“Prandaj ju mirëpresim në muajin shtator, në periudhën edhe kur zyrtarisht shpallim konkursin dhe fillojmë fazën e pranimit të aplikacioneve tuaja. Përgatituni me vetëbesim dhe vendosmëri për suksesin e garantuar. Bëhu ushtar i FSK-së.

Shërbimi juaj për të ardhmen e sigurtë të vendit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat