95 vjetori i vdekjes së Shotë Galicës, shteti nuk e përkujton

Aktuale

95 vjetori i vdekjes së Shotë Galicës, shteti nuk e përkujton

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 22:10
Shotë Galica

Të premten e 1 korrikut janë bërë 95 vjet që nga vdekja e Qerime Radishevës, e njohur si Shote Galica.

“Heroina e Popullit Shqiptar” kishte ndërruar jetë në Fushë Krujë të Shqipërisë. 95 vjet pas rënies, trupi i Shotës vazhdon të prehet në Shqipëri.

Gjatë të premtes, në Kosovë, nuk u raportua për ndonjë ngjarje përkujtimore, e interesim nuk kishte as për ndonjë libër, që rrëfen të bëmat e saj

Pos betejave, Shota mbahet mend edhe për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”.

Kujtojmë se varri i shote Galicës, është në gjendje të mjerueshme ,çdo herë pas të reshurave të shiut e borës përmbytet nga uji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat