Njohja e pavarësisë, Gërvalla: Greqia po kërkon momentin e përshtatshëm për hapin final ndaj Kosovës

Aktuale

Njohja e pavarësisë, Gërvalla: Greqia po kërkon momentin e përshtatshëm për hapin final ndaj Kosovës

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 00:54
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla mendon se Greqia është në kërkim të një momenti të përshtatshëm për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Ajo ka thënë se me Greqinë po ndërtohen marrëdhënie të mira për çdo ditë e më shumë.

“Me Greqinë i kemi marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira. Me Greqinë ndoshta diskutojmë më intensivisht se me shtetet që na kanë njohur. Me Greqinë kemi marrëdhënie të natyrave të ndryshme. I them kolegëve (grekë), jepini një të shtyrë vetes dhe i kontribuoni paqes në rajon”, tha ajo në emisionin “dPt te Fidani”.

Gërvalla, duke shprehur besimin e saj që Greqia do ta njoh Kosovën, ajo ka thënë se shteti helen do të jetë një prej shteteve të para, nga pesë shtetet jo-njohëse të BE-së, që do ta bëj hapin final në themelimin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

“Po të ishim privat, jo para kamerave, do të thoja që Greqia është në kërkim të një momenti të mirë për të bërë hapin final. Aq më shumë që Kosovë kohëve të fundit, është dëshmuar partner serioz evropian dhe partner që nuk frikësohet para rreziqeve të mëdha. Besoj që Greqia do të jetë prej shteteve të para nga pesë shtetet e BE-së që do të na njoh”, ka deklaruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat