Komunitetet jo shumicë i japin mbështetje vettingut

Aktuale

Komunitetet jo shumicë i japin mbështetje vettingut

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:11
Foto nga takimi

Pas takimeve me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë takuar përfaqësues të komuniteteve rom, ashkalinj, egjiptian dhe turk, për të diskutuar lidhur me procesin e vetingut në drejtësi.

Kurti thuhet se ka folur për hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët, pas opinionit të pranuar nga Komisioni i Venecias.

Sipas komunikatës së lëshuar nga qeveria, përfaqësuesit e subjekteve politike të komuniteteve jo shumicë, shprehën mbështetjen e tyre për procesin e vetingut dhe reformës në drejtësi.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë, si dhe ka përgatitur draftin e amendamenteve kushtetuese dhe projektligjin për vetingun në sistemin e drejtësisë. Më datë 17 qershor 2022, Komisioni i Venecias ka miratuar Opinionin për Vetingun.

Në takimin e sotëm me kryeministrin Kurti dhe ministren Haxhiu ishin të pranishëm partnerët e koalicionit, kryetarja e NDS, Emilija Rexhepi, kryetari i IRDK, Elbert Krasniqi, kryetari i KDPT, Fikrim Damka, kryetari i LPRK, Erxhan Galushi dhe kryetari i PAI, Etem Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat