Akuza e rëndë për Nuredin Lushtakun: Dashnori i serbes Jelenës-Jeca, nëna e kriminel Llazarit...

Aktuale

Akuza e rëndë për Nuredin Lushtakun: Dashnori i serbes Jelenës-Jeca, nëna e kriminel Llazarit...

Nga: P.R Më: 4 korrik 2022 Në ora: 17:43
Nuredin Lushtaku bashkë me vëllezërit dhe djalin e tij sulmoi dy policë të Kosovës, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku djalit të Lushtakut.

Ish deputeti i PDK-së dhe ish nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku bashkë me vëllezërit dhe djalin e tij sulmoi dy policë të Kosovës, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku djalit të Lushtakut.

Pasi u lirua me procedurë të rregullt, për Lushtakun përsëri Prokuroria Themelore në Mitrovicë lëshoi vendim për ndalimin e tij pas sulmit ndaj dy policëve.

E ky veprim ka nxitur shumë reagime në opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë.

Përmes një postimi në facebook, kryetari i LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi ka drejtuar akuza të rënda ndaj Nuredin Lushtakut.

“Nuredin Lushtaku, turpi i UÇK-së - Dashnori i serbes Jelenës- Jeca, nëna e kriminel Llazarit- Buce…10-vite ka qenë e punësuar në Komunë në pjesën jugore nga ky “Patriot”… Ku jeni ju “Veteranët e vërtetë” që nuk protestoni në mbrojtje të dhunimit të Policëve të Kosovës nga një ish “Komandant” pa beteja si N. Lushtaku”, shkruan Ferizi, përcjellë “Bota sot”.

“Ne kishim për 20-vite Shtet të “Kapove” të krimit, vrasjeve politike, kapjes së shtetit, hajnisë, zhvatjes, kurvnillakut, ju jeni të MALLKUAR që dhunoni rendin dhe ligjin, kush do i burgoste Kapot e krimit pos Gjykatës Speciale të Hagës, ku jeni ju Prokuror të shitur e pa dinjitet! Heshtni…”, ka shkruar në reagimin e tij kryetari i LDK-së në Zvicër, Osman Ferizi.

Image
Postimi nga Osman Ferizi
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat