“Për 3-4 minuta u acarua situata pasi erdhën edhe familjarët”, kryetari i Sindikatës se Policisë rrëfen se çfarë i thanë policët e plagosur

Aktuale

“Për 3-4 minuta u acarua situata pasi erdhën edhe familjarët”, kryetari i Sindikatës se Policisë rrëfen se çfarë i thanë policët e plagosur

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 18:09
Imer Zeqiri dhe polici i plagosur

Sindikata e Policisë së Kosovës gjatë ditës se sotme ka viztuar dy policët e plagosur, ku edhe kanë njoftuar se gjendja e tyre është stabile.

Kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri në Kanal 10, ka treguar edhe biseden me ta duke thënë se deri të plagosja kishte ardhur për shkak të gjobës dhe gjithçka kishte ndodhur për 3-4 minuta.“Goditjen e parë polici e mori nga një tytë arme ndërsa goditjet e tjera nuk ka mundur t’i vlerësojë për shkak se është alivanosur. Derisa kanë filluar ta shqitojnë një tiket, kanë arritur edhe personat e tjerë të dyshimtë për 3-4 minuta u acarua situata pasi erdhën familjarët”, tha ai.

Tutje ai rrëfej se polici Enver Smakiqi e ka pasur kokën e lidhur me fasha dhe se ka marrur pesë lëndime.

“Ka qënë një gjendje jashtëzakonisht stresuese dhe kokën e ka pas të lidhur me fasha, sipas tij i ka 5-6 lëndime dhe në secalin lëndim ka qepje”, tha ai.

Ndryshe përmes një komunikate për media, sindikata ka dënuar sulmin ndaj zyrtarëve policorë duke thënë që çdo sulm ndaj policisë konsiderohet si sulm ndaj shtetit, shkruan Insajderi.

Ndërkohë, sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj tre Lushtakëve, ku është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”.

Por si erdhi deri tek sulmi nga Lushtakët ndaj dy policëve?

Në mbrëmjen e 2 korrikut, rreth orës 23:55, dy policët Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci kanë mbetur të plagosur gjatë orarit të tyre të punës. Sulmi ndaj zyrtarëve policor dyshohet se ndodhi për shkak se Arbër Lushtakut, djalit të Nuredinit iu shqiptuar gjobë trafiku.

Për rastin në natën kritike kishin dhënë detaje edhe Policia e Kosovës, derisa kishin konfirmuar se njëri polic ishte plagosur me armë zjarri në këmbë e tjetrit ishte lënduar me mjet të fortë.

Ndërkohë, ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së, Nuredin Lushtaku, ka konfirmuar prezencën e tij në stacionin policor lidhur me dyshimin se ka sulmuar dy zyrtarë policorë mirëpo nuk ka dhënë detaje, të cilat thotë se do t’i japë pas përfundimit të hetimeve.

Për rastin ka reaguar edhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.

Ai të dielën e ka dënuar plagosjen e dy policëve në Skenderaj, ku i dyshuar është Nuredin Lushtaku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se “policët duhet të jenë të paprekshëm dhe të papenguar”.

“Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e republikës”, ka shkruar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat