Projektligjit për Komisionerin Parlamentar të FSK-së i shtohen edhe disa amendamente

Aktuale

Projektligjit për Komisionerin Parlamentar të FSK-së i shtohen edhe disa amendamente

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:14
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka votuar amendamentet e propozuara nga ky Komision për Projektligjin për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me këto ndryshime anëtarët votuan unanimisht, ndërsa kërkuan që sa më parë Projektligji të jetë kualitativ dhe sa më shpejtë ta procedojnë për në Kuvend.

Kryesuesi i Grupit Punues, deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se amendamentet janë bërë në konsultime me ekspertë të fushës.

“Ne anëtarët e grupit të punës besoj i kemi shtjerrë të gjitha mundësitë qe para jush me i sjell amendamentet si pjesë e rekomandimit tonë. Kemi pasur disa konsultime shtesë me ekspertët që e njohin këtë fushë i kemi marrë në konsideratë të gjitha sugjerimet vërejtjet dhe besoj qe do ta kemi një projektligj kualitativ e sa më shpejtë ta procedojmë në parlament dhe ta funksionalizojmë”, tha Quni.

Në fund, kryetari i këtij Komisioni nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, tha se pas korrektimit, do ta procedojnë më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat