Lekaj flet nga një pompë në Kroaci, tregon sa po shitet nafta

Aktuale

Lekaj flet nga një pompë në Kroaci, tregon sa po shitet nafta

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:27
Pal Lekaj

Deputeti nga radhët e AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se nafta në Kroaci është më lirë se në Kosovë dhe se ky shtet ka vendosur ta heqë akcizën për derivate.

Lekaj ka treguar se është ndalur në një pompë derivatesh në këtë shtet dhe se çmimi i derivateve ishte 13.08 kruna apo 1 euro e 70 centë.

“Gjatë rrugëtimit tim në Kroaci ndalova në një pompë derivatesh ku çmimi ishte më i lirë se në Kosovë. Në Kroaci 13.08 kuna apo 1.70 Euro, ndërsa në Kosovë çmimi është 1.79 Euro.

Rroga minimale në Kroaci është 4500 Kuna apo 600 Euro ndërsa në Kosovë mezi arritëm ta bëjmë 240 Euro. Përkundër standartit të mirë të jetës këtu, Qeveria ka vendosur ta heqë akcizën për derivate ndërsa Qeveria Kurti e refuzoi këtë veprim”, ka shkruar Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat