Policët vizitojnë kolegun që u plagos në Skenderaj

Aktuale

Policët vizitojnë kolegun që u plagos në Skenderaj

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:23
Foto nga vizita

Kolegët e kanë vizituar policin, Mergim Geci, i cili u plagos derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare, të shtunën rreth mesnatës, në Skenderaj.

Geci është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës teksa bashkë me të u plagos edhe një koleg i tij.

Të dy policët kishin marrë lëndime të rënda trupore, por për momentin gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Lidhur me rastin gjykata Themelore në Mitrovicë e ka caktuar të hënën masën e paraburgimit ndaj ish-nënkryetarit të komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dhe dy personave të tjerë F.K dhe A.L.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L. dhe N.L., më 2 korrik 2022, rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B. dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, ku njëri është goditur me predhë të armës në këmbë

Ata dyshohet se  kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Nuredin Lushtaku ishte vetëdorëzuar dje në polici,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat