Huqjet e politikanëve / Ramabaja: LDK, ndër tri gafat më të mëdha në histori

Aktuale

Huqjet e politikanëve / Ramabaja: LDK, ndër tri gafat më të mëdha në histori

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 21:37
Analisti Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë në emisionin Pressing në T7 se janë tri ngjarje historike që i konsideron si “gafa”. 

Ramabaja ka folur për gafat në historinë shqiptare ku i ka radhitur tri prej tyre. Ai fillimisht ka shpjeguar se gafat ndahen në dy grupe. 

“Gafat ndahen në dy grupe. Ato politike dhe ato që quhen lapsus lingus, apo gabime të paqëllimshme”, thotë ai. 

“Në historinë moderne shqiptare njihen tri gafa shumë të mëdha. Në vitin 1913 Esat Pashë Toptani dhe futja e tij në politikë është gafë e madhe. Pastaj vjen Haxhi Qamili që dëshiron të kthejë rrotën e historisë dhe dështon mizërisht”

“Gafa e dytë është një grup në Durrës që nis një veprim dhe mundohet të shpallë Shqipërinë si vendin e parë ateist. Mendoj se ky ishte një ndër gabimet më të mëdha që na largoi nga bota perëndimore”

“Dhe gafi i tretë është në vitet 90-ta me piramidën e vetë mashtrimit që ka emrin Lidhja Demokratike e Kosovës që ka dëmtuar shumë vet shpirtin etno-psikologjik të popullit dhe ka dëmtuar shpirtin luftarak të tij”, përfundoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat