Osmani: Ulësja e përuruar, simbol i miqësisë së fortë Kosovë-Slloveni

Aktuale

Osmani: Ulësja e përuruar, simbol i miqësisë së fortë Kosovë-Slloveni

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 00:00
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se miqësitë e veçanta në mes të njerëzve, popujve e shteteve gjithnjë e gjejnë mënyrën për t’u përjetësuar.

Në një postim në Facebook, presidentja Osmani ka shkruar se një ulëse e përuruar së bashku me presidentin Pahor në parkun e Kështjellës Kromberk në Nova Goricë është tashmë simbol i miqësisë së fortë ndërmjet Kosovës e Sllovenisë, e cila daton prej viteve të 80-ta.

“Kjo ulëse do të shërbejë përherë si sinonim i miqësisë së palëkundur në mes të vendeve tona, teksa shqiptarët që jetojnë në këtë komunë do të jenë gjithnjë urë lidhëse ndërmjet dy popujve tanë.

Në po të njëjtën frymë që promovon sot kjo ulëse e miqësisë, do të punojmë fort që Kosova krahas Sllovenisë së shpejti ta ketë një ulëse edhe në BE e në NATO, ku së bashku do t'i përfaqësojmë vlerat e përbashkëta Sllovenisë”, ka shkruar Osmani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat