“Kam leje për tri”/ Zafir Berisha: S’është lajm kur më shihni me armë, lajm është nëse më shihni me ndonjë violinë ose flaut

Aktuale

“Kam leje për tri”/ Zafir Berisha: S’është lajm kur më shihni me armë, lajm është nëse më shihni me ndonjë violinë ose flaut

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Ditë më parë, Zafir Berisha u shfaq me një armë në brez, në një fotografi që u publikua në rrjete sociale. Berisha ka thënë se nuk është e çuditshme që “Zafa” të shihet me armë, por me ndonjë violinë ose flaut.

“Tash me thënë të drejtën me pa Zafën me armë dhe me bë lajm, është pak çudi.

Me bo me m’pa me flautë ose me violinë ndoshta duhet m’u kon lajm. Sido që të jetë, ka njerëz që emrin tim si emër, atraktiv për rrjete sociale, e përdorin. Unë nuk e shoh shumë tragjike këtë”, ka thënë ai në T7.

Ai, me ironi tha se kohëve të fundit është demokratizuar, por tha se ende mban tri armë, sipas tij, të legalizuara.

Ti e di që kohëve të fundit unë jam demokratizu. Unë e vizitoj natyrën, por megjithatë unë kam leje për tri armë. Në mesin e tyre e kam lejen për armën ikonike për mu, të legalizume, d.m.th snajperkën, një armë që s’kam mundur ta mbajë fshehur. Është arma që e kam përdorur në luftë”, ka deklaruar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat