Biden, Erdogan, Kurti, Johnson e Macron/ Ja cili pëlqehet më shumë nga qytetarët e Kosovës

Aktuale

Biden, Erdogan, Kurti, Johnson e Macron/ Ja cili pëlqehet më shumë nga qytetarët e Kosovës

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:59
Joe Biden dhe Albin Kurti

Instituti amerikan IRI ka publikuar sondazhin rajonal për vendet e Ballkanit për vitin 2022. Ndër të tjerash, në këtë sondazh tregohet se sa pëlqehen liderët rajonal e botërorë nga shtetasit e Kosovës.

Sondazhit i prinë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me 65 për qind. Pas Biden, radhitet presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka marrë 40 për qind.

I treti në këtë sondazh është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas këtij instituti, Kurti pëlqehet nga 40 për qind e qytetarëve të Kosovës.

Pas Kurtit, me 38 për qind, i katërti radhitet kryeministri britanik, Boris Johnson.

Në top pesshen, presidenti francez, Emmanuel Macron ka marrë përqindjen më të ulët, vetëm 20 për qind.

Image
Tabela e plotë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat