Mefail Bajqinovci sfidon Radojçiqin: Le të provojë të del në qytet

Aktuale

Mefail Bajqinovci sfidon Radojçiqin: Le të provojë të del në qytet

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:25
Mefail Bajqinovci

Sipas deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Mefail Bajqinovci, qeveria Kurti 2 e ka vendosur nën kontroll edhe pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Tutje, Bajqinovci ka thënë se Milan Radojçiqi, më nuk mund të sillet si dikur se tani ai ka mundësi që të del vetëm maleve të bëjë video-incizime dhe jo në qendrat e qyteteve si dikur.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur lidhur  me videon e postuar nga nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiqi.

Ai thotë se pas ardhjes së LVV-së në pushtet Radojçiqi nuk mund t’i japë ato deklarata nga qendrat e qyteteve  të Prishtinës e Mitrovicës, siç i kishte bërë gjatë qeverive të kaluara.

“Me Qeverinë Kurti 2, Radojçiq  këto deklarata kërcënuese i jep nga malet e jo nga qendrat e qyteteve”.

Bajqinovci e ka sfiduar Milan Radojçiqin, ku ka thënë: “Sot ai po shkon në kala dhe po bën video-incizime. Por le të del ai në Mitrovicën e Veriut në qytet”.

Tutje, ai ka thënë se qeveria Kurti 2 e ka integruar pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

“E kemi bërë reciprocitetin për tabelat, për letërnjoftime e për rrymë dhe jemi duke shkuar hapë pas hapi që ata qytetarë të jenë të integruar”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, në Veri të Kosovës, në të kaluarën nuk kanë ekzistuar guximi që të shkohet në këmbë, por tani mund të dilet edhe duke ecur.

“Plus kemi hapur stacione të reja policore, kemi njësinë speciale në çdo kënd”, ka theksuar Bajqinovci.

Ai ka thënë se janë të informuar se në veri ka ende struktura paralele të cilat kontrollohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat