Reçica: PDK ka qeverisur 12 vite, por me kryeministër 7 vite

Aktuale

Reçica: PDK ka qeverisur 12 vite, por me kryeministër 7 vite

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 21:53
Elmi Reçica

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se PDK mban përgjegjësi për qeverisjen e viteve të kaluara.

Mirëpo, ka thënë ai, përgjegjësinë e merr për vitet e qeverisjes sa ka pasur kryeministrin nga partia e saj.

Nga 12 vjet qeverisje, ai tha se PDK ka pasur kryeministër në qeveri për 7 vite.

“PDK ka qeverisur 12 vite, por me kryeministër 7 vite. Përgjegjës kryesor i gabimeve, suksese dhe dështimeve është kryeministri. Ne e marrim përgjegjësinë që na takon”, ka deklaruar Reçica në Pressing.

Ai ka thënë se nuk mund të thuhet që për 20 vjet gjithçka është bërë keq në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat