​IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare

Aktuale

​IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare - Lindje respektivisht Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë Morinë.

Veprimet hetimore në këtë rast janë vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin “Pika” kurse zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”.

Me rekomandim të IPK-së dy zyrtarët policorë janë suspenduar përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe

veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat