Hoti: Po presim vendimin për vaksinim kundër COVID-19 të grupmoshës 5 deri në 11 vjeç

Aktuale

Hoti: Po presim vendimin për vaksinim kundër COVID-19 të grupmoshës 5 deri në 11 vjeç

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 21:05
Ilustrim

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se nga java e ardhshme presin nga Komiteti për Imunizim të rekomandojnë edhe dhënien e vaksinës kundër COVID-19 për moshat 5 deri 11 vjeç.

Hoti tha se këto vaksina grupmoshat nga 5 deri në 11 vjeç do t’i marrin me doza pediatrie.

“Kemi ofruar mundësinë që të vaksinohet çdo qytetarë mbi moshën 12-vjeçare, tash është në përdorim edhe doza e katërt dhe ne presim që nga java e ardhshme, Komiteti për Imunizim të rekomandojë edhe dhënien e vaksinës për grupmoshën 5 deri 11 vjeç. Po flasim për këtë grupmoshë të fëmijëve me doza pediatrike të cilat tashmë i kemi siguruar”, ka deklaruar Hoti,

Zëdhënësi i MSH-së thotë se të gjitha i kanë bërë gati lidhur me vaksinimin për këto grupmosha, por sipas tij vetëm po presin rekomandimin e Komitetit dhe marrjen e vendimit përfundimtar.

“Janë doza me përqendrim më të vogël dhe shiringat janë tjetër formati për t’u administruar. Ekipet e vaksinimit janë trajnuar që ta bëjnë edhe administrimin e kësaj dozë dhe të gjitha janë gati vetëm po presim rekomandimin e komitetit dhe marrjen e vendimit përfundimtar. Ky lloj i vaksinimit është “Pfizer’”, është shprehur Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat