Imam Husamedin Abazi: Haxhi është përgjigje ndaj thirrjes se Zotit

Aktuale

Imam Husamedin Abazi: Haxhi është përgjigje ndaj thirrjes se Zotit

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 23:43
Imam Husamedin Abazi

Imam Husamedin Abazi ka treguar se çfarë do të thotë fjala Haxh.

Abazi ka thënë se Haxh është ibadet, pra udhëtim me qëllim të caktuar.

“Haxhi është rit, është ibadet, udhëtim me qëllim të caktuar. Jo çfarëdo udhëtimi tjetër, jo turizëm. Nganjëherë disa po e marrin edhe çështjen e Haxhit si një lloj turizmi”, tha ai.

Abazi thotë se Haxhi nuk është rit i ri, por se ka ekzistuar edhe para ardhjes së profetit Muhamed.

“Udhëtimi për në Haxh, për në Qabe është udhëtim me qëllim të caktuar, duke iu përgjigjur Zotit, duke iu përgjigjur thirrjes së Ibrahimit e të cilin Allahu e ka porosit dhe i ka thënë ‘Ti thirri njerëzit për ta bërë Haxhin edhe do të vijnë ata prej thellësive të mëdha’. Siç e dimë se sot nuk ka ndonjë pjesë të botës nga e cila nuk ia mësyjnë myslimanët për ta kryer Haxhin. Haxhi nuk është rit i ri por ka ekzistuar edhe para ardhjes së Muhamedit A.S.”, deklaroi Abazi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat