Pas rritjes së numrit të rasteve, mblidhet Komiteti i SHSKUK-së për menaxhimin e pandemisë me COVID-19

Aktuale

Pas rritjes së numrit të rasteve, mblidhet Komiteti i SHSKUK-së për menaxhimin e pandemisë me COVID-19

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 14:01
QKUK

Komiteti për menaxhimin e pandemisë në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinikë Universitar të Kosovës (ShSKUK) pas rritjes së numrit të rasteve në vend është mbledhur sot në orën 13:00 për të diskutuar për situatën me COVID-19.

Sipas burimeve, në këtë Komitet pos drejtorit të ShSKUK-së Valbon Krasniqi është edhe drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj si dhe disa drejtues të klinikave të QKUK-së.

Një burim, ka thënë se në mbledhje është duke u diskutuar për rastet e reja me COVID-19 dhe për hapësira të reja nëse paraqitet nevoja.

“Po diskutohet për rastet e reja dhe nëse ka nevojë me u shtu hapësira të reja, mirëpo momentalisht ka hapësira të mjaftueshme, nuk ka nevojë”, ka thënë një burim për Telegrafin.

Ndërkaq, ditëve të fundit në vend rastet me COVID-19 janë duke u rritur. Po ashtu ka pasur edhe raste të vdekjeve, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste.

Ndryshe, pas rritjes së rasteve pozitive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja në vazhdimësi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të barten maskat në ambientet e mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat