Latifi shpjegon statusin: Ka vetëm një rrugë për me i mbajtë njerëzit në këtë vend

Aktuale

Latifi shpjegon statusin: Ka vetëm një rrugë për me i mbajtë njerëzit në këtë vend

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 21:22
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka treguar se çka ka dashur të thotë me statusin e tij në Facebook me të cilin ngjalli debat.

Ai thotë se nuk ka dashur të thotë asgjë më shumë se mënyra e vetme për të mbajtur njerëzit në Kosovë është zhvillimi ekonomik.  

“Ka vetëm një rrugë për me i mbajtë njerëzit në këtë vend. Është vetëm zhvillimi ekonomik, mirëqënia. Politika nuk po e bën këtë. Ajo po merret me simbolizma. Me debate religjioze, politike e të tjera tema”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se stagnimi ekonomik ka sjellë pesimizmin ekonomik, gjendje që krijon një mendim tek njerëzit se nuk do të bëhet mirë asnjëherë.

“Ajo që po ndodh është që kemi një ekonomi e cila nuk po ec. Një ekonomi e cila nuk po rritet. Stagnimi ekonomik që po vazhdon ka krijuar psikologjinë e pesimizmit ekonomik. Cka është kjo? Është gjendje psikologjike që tregon që njerëzit nuk po besojnë më se mund të bëhet mirë. Duhet të merremi me këtë problem dhe t’u tregojmë njerëzve që ka zgjidhje brenda këtij vendi”, shtoi ai në emisionin Pressing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat